Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të forta pas deklaratave të Partisë Demokratike për platformën Anti-KÇK, sipas të cilëve aksioni nuk do të sjellë asgjë, pasi të inkriminuarit janë pranë pushtetit ku edhe fitojnë tendera. Në një shënim në rrjetet sociale, Rama thotë se nuk është i surprizuar nga qëndrimi i opozitës. Kreu i qeverisë shkon deri aty sa akuzon PD-në se e ka ushqyer dhe është ushqyer prej krimit.
Reagimi
PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës anti-KÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre! Përkundrazi! E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij”, shkruan Rama.
LEXO EDHE:
Anti-KÇK, PD sfidon Ramën: Nise nga Edmond Bego, ka marrë 14 mln euro tendera