Edi Rama ka sulmuar sot qeverinë dhe policinë për shifrat sipas tij alarmante të kriminalitetit në vend. Duke iu referuar ngjarjeve të fundit në Tiranë dhe gjetkë, kreu i PS në mbledhjen e sotme të grupi parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se të premten do të publikohen shifrat për rritjen e kriminalitetit, duke theksuar se programi i ri i opozitës është e vetmja rrugë për të luftuar krimin.
“Sot jetojmë në një vend që tronditet nga grabitjet dhe tritoli. Vret vetë shteti me armë zjarri dhe kryeministri i quan vrasësit heronj. Humbasin jetën njerëz të pafajshëm, mijëra vjedhje “të vogla” nuk regjistrohen fare nga policia që bën sikur merret me vrasje.” – deklaroi Rama.
Ndërkohë shefi i opozitës lëshoi akuza të forta në drejtim të krerëve të policisë së shtetit duke i quajtur si “persona të veshur me imunitet kryeministror, që kontrollojnë me radio policie rrugët e kontrabandës”. Ndër të tjera kryesocialisti i kushtoi rëndësi rezultateve të fundit të Bankës së Shqipërisë për nivelin e papunësisë, që sipas tij faktojnë deklaratat e opozitës se në vend ka 1 milion të papunë. Duke paraqitur një tabelë, të publikuar nga BSH-ja më 2 shkurt, Rama deklaroi se “rritja e forcave të punës dhe rënia e numrit të të punësuarve në 10 vjet është dramatik”.
“Kryeministri nuk rresht me gënjeshtrat ndërsa ne themi se në Shqipëri ka 1 milion të papunë. Në tabelën e Bankës së Shqipërisë del qartë si drita e diellit se kush gënjen. Nëse gënjen BSH ka vetëm një gjasë, që papunësia është më e madhe, pasi Banka e ka humbur pavarësinë në funksion të propagandës.”- deklaroi shefi i opozitës. Ndër të tjera, kryesocialisti deklaroi se qeveria ka dështuar me sfidën më të madhe, punësimin, dhe i turret opozitës që e thotë dhe do ta thotë me zë të lartë të vërtetën. “Shqipëria ka 1 milionë të papunë, pasi ka një qeveri që nuk punon për ta, pasi është e paaftë, e paditur dhe e korruptuar.”- tha Rama.
Ky eshte vertet nje Don Kishot ne versionin shqiptar por me nje vecori dalluese nga origjinali eshte shume destruktiv e inatcor e narcisist.