Aktualitet

Rama sulmon sërish BE: Për turpin e botës, na lanë pa vaksina














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:34 - 25/03/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Bashkimin Europian, në lidhje me shpërndarjen e vaksinave.






I ftuar në “Opinion”, Rama tha se është turp, që Shqipëria, një vend në mes të Europës, u la pa vaksina.


“Për turpin e botës, ne që jemi m’u në mes të Evropës, BE na la jashtë. Ata bëjnë një lock-down, marrin paratë, dhe prapë depresioni që është në shumë nga ato vende nuk është këtu. Ne jemi vendi i dytë që kemi siguruar deri më tani vaksinimin masiv. Ne kemi sot në territor 280 mijë doza në dispozicion. Ndërkohë, kemi të siguruara 2.1 milionë doza. 1 milion i kemi të siguruara nga Kina, kemi 500 mijë me Pfizer dhe Covax. Do sjellim 500 mijë vaksina kineze brenda 3-4 javëve të ardhshme. Po presim 106 mijë doza nga Bashkimi Evropian, nga një instrument i ri, që ishalla po realizohet. Ne jemi në kushtet kur brenda majit të kemi vaksinuar gjysmë milioni njerëz,”- u shpreh Rama.

1







Etiketa: , , ,

Pas