Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të gjatë pas djegies së mandateve të opozitës foli edhe për shitblerjen e votave. Ai përmendi edhe Zërin e Amerikës që publikoi skandalin e përgjimeve të bandës së Avdylajve me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Rama tha se nuk asnjë të vertetë në ato përgjime që implikojnë PS-në. Kryeministri ka sulmuar sërish Zërin e Amerikës, duke thënë se bën shqiptarët për budallenj.
Pjesë nga deklarata e Kryeministrit
Sa për shitblerjen e votave nuk e fsheh dot se i ajo që i thërret zotit të mbrojë Shqipërinë, i them se i Plotfuqishmi nuk merret me zgjedhje, se po të ishte kështu Monika do të ishte e para në listën e personave që duhet të shkonin në ferr.
Ndërsa kolegut të saj që i rrëmben mikrofonin të dërguarës së Zotit i kujtoj këmbanën e çadrës, i njëjti zë që në çdo ditë të fushatës thoshte se do ju çlirojmë nga SHPK-ja, merrjani lekët Monikës, por fitoni lirinë.
Sa për Zërin e Amerikës, që futet në këtë mes me idenë se shqiptarët janë budallenj, dhe mjafton të dëgjojnë fjalën Amerikë, dhe përtej oqeanit do të dëgjohet vetëm zëri i çiftit opozitar, kapet si i mbyturi pas një fije telefonike, ku nuk flitet as shitjem as per blerje as për vota. Gjithsesi nuk them se një fenomen i tillë nuk ka ekzistuar. Ka pasur raste konkrete me një zarf me para gjatë një eskursioni të Presidentit të LSI që bënte thirrje për armatosje të populit, ndërsa i dërguari i partisë thoshte se zarfi është traditë popullore.
/Mapo.al