Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe njëherë se ndodhet me sy e veshë nga lideri demokrat Lulzim Basha.
Ndërsa ndodhej në një takim në Tiranë me patronazhistët socialistë, tepër të lakuar këto ditë nëpër rrjete sociale dhe media, Rama tha se pikërisht prej tyre është mirëinformuar për personat që shoqërojnë liderin e opozitës.
Sipas kryeministrit, Basha shoqërohet nga ish-drejtues të SHIK-ut dhe nga ish-shefa të “asaj policie që i lanë policët në rrugë duke ngrënë”.
Rama nuk ngurroi të paralajmëronte edhe ata që sigurojnë ende jetesën e luajnë me lojëra fati, duke thënë: Ne ua dimë targat e makinave!
****
Kush janë brenda atyre makinave që shoqërojnë Lulin në turin nga një anë në anë tjetër?! E keni pyetur veten kush janë brenda makinave? Ata që s’kanë bukë, që s’kanë punë? Ata shqiptarë që besojnë te puna, te sipërmarrja e tyre e vogël, te shkolla e tyre, te teknologjia dixhitale, te eksportet?!
Patronazhistët e dinë se kush janë aty brenda. Nuk ka xhama të zinj që nuk i fshehin…Sytë e patronazhistëve janë me rreze lazer. Dhe ai opsioni “Face Recognition, e keni parasysh, që ti e nxjerr…Unë nuk e kam në fakt, se nuk më njef. Ai opsioni është në sytë e çdo patronazhisti.
Unë i them disa drejtuesve të SHIK-ut të kohës, të doganave të asaj kohe që nuk ka për t’u kthyer, i them disa shefave të asaj policie që i lanë policët në rrugë duke ngrënë, ne e dimë që ju jeni në ato makina. I them dhe atij drejtorit të basteve të kohës, dhe vullnetarëve që kanë humbur licensat e basteve, ne ju a dimë targat e makinave.