Kryeministri Edi Rama pritet që të vizitojë Francën më 15 maj, për të zhvilluar një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Kjo është një përpjekje e Ramës për të bindur Francën skeptike për nisjen e negociatave.
Vizita e Ramës nuk ka gjetur akoma një pasqyrim në median franceze, por versioni frëngjisht i HuffPost ka një tjetër shqetësim.
Në një shkrim thuhet se Shqipëria duhet të bëjë një zgjedhje mes BE-së ose Turqisë.
Por a po afrohet shumë Edi Rama me presidentin turk, Erdogan?
Një ditë më parë, Rama foli për lidhjen mes Shqipërisë dhe Turqisë, por kryesisht në aspektin ekonomik.
Kurse media ruse RT shkruan se në fakt Turqia po largohet nga Shqipëria dhe po afrohet më shumë me Serbinë dhe Rusinë.
I ndodhur në këtë situatë, kryeministri Edi Rama duhet të luajë një lojë delikate, por edhe interesante në planin gjeopolitik.
se mos e ka pas shok nen urat e parisit ku esht shitur rama si prostitut tek makron.ku i dihet.