Politika

Rama, takim me emigrantët shqiptarë në Greqi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:59 - 16/09/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me emigrantët shqiptarë në Greqi.


Ai u ka kërkuar atyre falje për të gjithë problematikat në ambasadë.


Takimi mes kryeministrit Rama dhe emigrantëve zgjati rreth 45 minuta dhe u mbajt në “Grand Resort”.


Rama u shpreh se me shërbimet online është hequr një pjesë e halleve dhe sorollatjeve.


“Më vjen keq që personeli dhe drejtuesja e ambasadës nuk kanë dhënë atë që duhet por kjo nuk është për t’ia lënë as asaj e as personelit për çfarë ka ndodhur, është përgjegjësia jonë dhe i kërkoj ndjesë gjithë emigrantëve për çfarë ka ndodhur. Gjërat sot janë sidoqoftë shumë më mirë se ç’ishin. Kemi shërbimet online. Ju jeni të familjarizuar dhe jetoni këtu dhe i përdorni këto instrumente. Me shërbimet online kemi hequr një pjesë të halleve e sorollatjet. Do kemi deri në fund të vitit një pjesë tjetër shërbimesh online. Megjithatë kjo nuk e zëvendëson dot plotësisht shërbimin fizik. Kemi sjellë këtu një ambasadore të re, një vajzë që e njoh personalisht, të përkushtuar, ka punuar disa vite në agjencinë për komunikim në kryeministri, ka një përvojë jo të vogël për ankesat e qytetarëve. I vetmi mesazh që i kam dhënë është që politikën e madhe e bëjmë dhe ne të tjerët. Ti ke prioritet shqiptarët që jetojnë në Greqi”, deklaroi Rama.


Etiketa: , , ,

Pas