Edi Rama ka nisur një takim me mësuesit e Elbasanit, duke folur për arsimin si dhe për 700 mësuesit ndihmës që do të jenë për fëmijët me nevoja të veçata.
Por ndërsa kreu i qeverisë ndodhet në këtë takim, dhjetëra qytetarë dhe disa nga deputetët e PD, e kanë pritur me protesta, duke thënë se ai po mashtron prindërit dhe fëmijët me librat falas.
Ndërkohë Elbasani është rrethuar nga një numër shumë i lartë i forcave të policisë, ndërsa duket ka tension nga ana e protestuesve.