Aktualitet

Rama takim me patronazhistët: T’u merrni të keqen! Mos harroni, ju njohin mirë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:45 - 18/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të diel një takim me patronazhistët e Partisë Socialiste, që ditët e fundit janë lakuar së tepërmi nëpër rrjete sociale e media.






Rama tha se patronazhisti nuk është figurë që u shpik në Shqipëri dhe nuk i referohet idesë së gogolit që po qarkullon në Tiranë, se vëzhgon dhe kontrollon hap pas hapi qytetarët.


Kreu i qeverisë nuk ngurroi t’i drejtohej kundërshtarëve politikë, konkretisht presidentit Ilir Meta, duke e paralajmëruar për humbjen më 25 prill.





“Mos e harroni, patronazhistët ju njohin. Ne ju njohim juve dhe po vijmë pas jush. Do e shikoni pas 25 Prillit se sa mirë ju njohim ne juve”, – u shpreh ndër të tjera Rama.



Kreu i shtetit i konsideron patronazhistët socialistë “fuksa të regjimit të kaluar”, ndërsa ka paralajmëruar për publikimin e të dhënave konkrete gjatë ditëve në vijim; se si patronazhistët studiojnë individët për qëndrimet personale dhe më pas shteti i bën presione për marrjen e një shërbimi.


Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Ju jeni patronazhistë, si ju ka plot të tjerë. Në këto ditë fjala patronazhist është lakuar shumë. Por përdoret prej disave si fjalë për të krijuar idenë e gogolit që ka dalë në Tiranë dhe vëzhgon e kontrollon njerëz. Por patronazhisti nuk është figurë që u shpik në Shqipëri. Nuk e krijuam ne. Është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës. Republikane dhe Demokratike në SHBA.

Patronazhisti është ai që angazhohet që aty jeton e banon të trokasë në një numër caktuar dyersh. Të komunkiojë me kategori të ndryshme të mbajë shënim se çfarë perceptimi ka. Majtas, djathtas të lëkundur. Le të thonë ç’të duan ata. Por patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike. Kush ka ambicie për të shkuar në klasa të larta fillon nga patronazhimi, por nga ana tjetër mund të vijojë të jetë patronazhist.

Mesazhi im duke filluar nga Ilir Meta: patronazhistëve t’u merrni të keqen. Edhe mos e harroni, patronazhistët ju njohin. Ne ju njohim juve dhe po vijmë pas jush. Do e shikoni pas 25 prillit se sa mirë ju njohim ne juve. Do e kuptoni pse ju kemi mundur, ju mundim dhe do t’ju mundim. Sepse PS nuk është Edi Rama. Edi Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë.

 

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas