Aktualitet

Rama në Lezhë: Vizat dhe NATO jo arritje të PD-së, u punua për shumë vite














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:40 - 30/03/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e sotme në Lezhë, në një takim me strukturat e Partisë Socialiste dhe qytetarët, teksa 25 ditë kanë mbetur nga zgjedhjet më 25 Prill.





Kreu i qeverisë, edhe këtë herë, ka gjetur një mënyrë për të shfaqur anën e artistit. Në sheshin ku po zhvillohet takimi, pikasen disa trëndafila të mëdhenj e të kuq, që simbolizojnë logon e Partisë Socialiste.


Rama gjithashtu i mëshoi sulmit të kundërshtarëve politikë. Ai u ndal tek spotet e fushatës së kryedemokratit Lulzim Basha, ku vëmendja bie tek liberalizimi i vizave dhe futja e Shqipërisë në NATO.





Kryeministri u shpreh se PD-ja nuk ka arritur asgjë, sepse në të vërtetë futja në NATO dhe liberalizimi i vizave ka qenë një proces i gjatë e i shtrirë në kohë.



“U ka ngelur kënga që liberalizuat vizat dhe futën Shqipërinë në NATO, por nuk është kështu. Këto ishin një proces shumë i gjatë, dhe këta bënë një pjesë të punës. E vetmja gjë që mund të thuhet që e kanë bërë është Rruga e Kombit, por dhe atë e lanë rrugëve.


Më tregoni një shkollë, një spital që bënë këta. Ne mund t’iu tregojmë me qindra. Janë gjëra bazike që mos t’iu shkojë në mendje, që rindërtimi do të vijojë me këto ritme nëse ata kthehen në detyrë. Mos t’u shkojë mendja që vaksinimi do të vijojë si tani nëse ata vijnë ata në pushtet”, – tha Rama.

Lexo edhe :  Meta: Ia arrita që 25 prilli të ishte ditë paqësore! Apeli për partitë politike

Ai  gjithashtu theksoi se i duhet një mandat të tretë, për të përfunduar me sukses luftën ndaj pandemisë Covid-19 dhe rindërtimin.

 

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas