Aktualitet

Rama takon Blinken në Bruksel, marrëveshje për koordinimin e teknologjisë 5G














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:07 - 13/06/21 |
mapo.al

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel






Ata nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G. Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm.


Takimi Rama-Blinken vjen më pak se 1 muaj nga shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ nga SHBA.







Ishte pikërisht Sekretari amerikan i Shtetit që zbuloi njoftimin dhe akuzoi Berishën për përfshirje në korrupsion.



Një ditë më vonë Berisha paralajmëroi se do e padisë Blinkenin për shpifje në një Gjykatë në Francë.



Ndërkohë Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër.

Blinken do e shoqërojë Bidenin edhe në Samitin e NATO-s më 14 qershor dhe në Samitin SHBA-BE më 15 qershor.

Lexo edhe :  Rama: Pa Merkel, Ballkani s'do ishte njësoj, për detin e diellin jemi përpara BE

Në fund ai do të jetë pjesë edhe e takimit Biden-Putin në Gjenevë.

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas