Aktualitet

Rama takon Mitsotakis në Bruksel, çfarë diskutuan dy kryeministrat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:08 - 14/06/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, ka takuar homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis sot në Samitin e NATO-s në Bruksel






Gazeta greke Kathimerini shkruan se dy kryeministrat ranë dakord që të përshpejtonin negociatat për përfundimin e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim referimin e caktimit të kufijve të Zonave Detare të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.


Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Rama falënderoi homologun e tij për shpërndarjen falas të 20,000 vaksinave në Shqipëri.







Mitsotakis përsëriti interesin e qëndrueshëm të Greqisë për pakicën kombëtare greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për vendin tonë.

Lexo edhe :  Morën "bekimin" e Metës, Rama dhe ministrat në këmbë drejt kryeministrisë


Në fund të takimit, Mitsotakis përgëzoi Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023.



1


Etiketa: , , ,

Pas