Aktualitet

Rama takon Rutte: Së shpejti vjen në Shqipëri, mbështetje për negociatat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:16 - 24/09/21 |
mapo.al

Gjatë qëndrimit në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka takuar homologun e tij holandez, Mark Rutte.






Holanda është një nga vendet që ka qenë skeptike për çështjen e hapjes së negociatave, por duket se tashmë është bindur për të thënë “PO”.


Edi Rama shprehet se Rutte do të vizitojë Shqipërinë në nëntor për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave.







“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian” shkruan Rama.



3


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas