Sunday, February 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rama, tallje me lëmoshën për mësuesit dhe studentët para zgjedhjeve

by mapo.al
03/01/2021
in Aktualitet, Blog, Op Ed
0

Edi Rama gjatë 8 viteve në pushtet ka shpërfillur dhe denigruar figurën e mësuesit sistematikisht. Studentët i ka gënjyer që në krye të herës dhe i ka mashtruar sa herë pushteti i tij është rrezikuar. Dhe tani, para zgjedhjeve të prillit Rama “kujtohet” për rritje page dhe plotësim të paktit të studentëve.

Sipas kryeministrit dhe ministres së arsimit, buxheti i shtetit për 2021-in qenka investim i madh pasi parashikon rritje me 15% të pagës së mësuesve dhe përmbyllje të Paktit për Universitetin.
Një premtim neveritës ky si për mësuesit, ashtu dhe për studentët!



Pasi jo vetëm që nuk pati rritje page për mësuesit ndër vite, vetëm me 6% para zgjedhjeve të 2017-ës dhe kjo rritje kaloi një vit më vonë, por iu hoq dhe shpërblimi në çdo fund viti.
Pra, mësues të pamotivuar dhe të pashpërblyer për punën e bërë.

Ndërkohë, në këtë periudhë të vështirë pandemie qeveria nuk planifikoi buxhet mbështetës për mësuesit duke i lënë të vetëm në mëshirë të virusit. Mësues që humbën jetën gjatë këtyre katër muajve dhe qindra të tjerë të sëmurë me koronavirus që përballuan pasojat me kosto të lartë financiare për familjet e tyre nuk kanë patën asnjë mbështetje shtetërore.

Pra, për çfarë rritje page bëhet fjalë tani?!

Një gënjeshtër e madhe!

Në këto vite, mësuesi është shpërfillur nuk është vlerësuar dhe nuk ka qenë pjesë e vendimarrjes megjithëse është agjenti kryesor i ndryshimit në arsim. Pa mësuesin nuk ka përmirësim e zhvillim të arsimit. Reforma kurrikulare, platforma”Mësues për Shqipërinë” për punësim (ndër vite e paligjshme), nisma “3 lëndë në 6 orë”, tekstet alternative të përkthyera, organizimet në periudhë pandemie, mësimi online dhe të gjitha ndryshimet e ndodhura në sistem janë futur dhunshëm në zbatim pa mendimin e mësuesve.

Pushteti ka imponuar vullnetin e tij i cili ka rezultuar fatal: mësues të çorientuar dhe të papërgatitur për ndryshime, mësues të frikësuar dhe të dëmtuar profesionalisht.

Ndaj shpërfillja ndaj mësuesit është sistematike dhe rritja qesharake e pagës tani tingëllon groteske.

Reforma në arsimin e lartë dhe Ligji klientelist rrënoi universitetin . Protesta studentore e dhjetorit të 2018-ës zhveshi demagogjinë qeverisëse. Kërkesat e studentëve drejtuar qeverisë për një arsimim cilësor, arsimim bashkëkohor dhe kushte normale mësimore dhe jetese ishte klithma e një rinie në hall. Por, pushteti “kaloi” lumin asokohe duke bërë atë që ai bën më mirë, gënjeu studentët dhe publikun.

Kështu, me një alla- pakt pa palë pushteti detyroi studentët të ndërprisin protestën dhe të ktheheshin në auditore. Kërkesat thelbësore të studentëve për rritje investimesh në universitete, rritje të përfaqësimit të tyre në vendimarrje, tarifa studimi të ulura sipas kategorive, biblioteka digjitale për materiale mësimore, statusi i studentit me ofrime shërbimesh ndihmëse për to, trasparenca e shpenzimeve dhe strategji praktikash e punësimi dhe problematika të tjera kanë mbetur veçse në kuadrin e një retorike qeverisëse.

Këto janë probleme emergjente që kërkojnë zgjidhje dhe duhet të ishin planifikuar nga qeveria në buxhetin e 2021-it dhe në buxhetet e mëparshme, dhe jo Pakti me disa pika që duhet të ishte mbyllur dy vite më parë.

Ndaj, gjithcka e premtuar për këtë vit nuk është gjë tjetë veç tallje dhe akt politik për zgjedhjet e prillit!

Mes propagandës pushteti paraqet arsimin si shtyllë kryesore të buxhetit të 2021-it. Por shifrat e nxjerrin zbuluar. Me një rritje vetëm me 0.9%, krahasuar me buxhetin e viti të kaluar, investimi në arsim do të jetë aq i paktë, sa do të mbetemi përsëri vendet e fundit në Europë dhe rajon duke mos e arritur as synimin 5% të PBB. Kështu, për vitin 2021 janë parashikuar të shpenzohen 42.2 miliardë lekë në total, nga 41.9 miliard lekë që ka qenë në vitin 2020.

Pra, një vrimë në ujë mund të bëj për arsimin!

Dhe me një buxhet minimal, qeveria bën premtime minimale.

Kjo qeveri nuk mund të bëjnë më asgjë për arsimin, përveçse po lë pas një dëm afatgjatë me kosto të lartë për shoqërinë nesër.

E kishin në dorë të bënin ndryshimin, por nuk e deshën atë.

Të investosh në arsim sot duhet të planifikosh një buxhet dinjitoz që përmbush nevojat aq të mëdha të sistemit arsimor: në infrastrukturë, në formim dhe zhvillim profesional të mësuesve, në mjete mësimore dhe kushte të përshtatshme bashkëkohore në strategji për punësim të nxënësve dhe studentëve.
Kjo është ajo që bën një qeveri e përgjegjshme!

Por, qeveria e Edi Ramës është një qeveri e korruptuar dhe e papërgjegjshme.

Dhe, lëmosha e premtuar për mësuesit dhe studentët para zgjedhjeve të prillit nuk është gjë tjetër veçse vizioni i zbrazët i një qeverie që përpëlitet në ikje.
Ky është modeli që Rama ofroi shpërfillje, tallje dhe lëmoshë…

Tags: Mirela Karabina

JU SUGJEROJME

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
Bota

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

03/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Next Post
Kongresi nis sesionin e ri mes pasigurish politike

Kongresi nis sesionin e ri mes pasigurish politike

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In