Aktualitet

Rama: Të rrisësh pagat jashtë mundësive, logjikë e Sudes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:46 - 09/10/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën për shtyp nga Kryeministria, ku po prezanton planin për krizën energjetike, se rrogat dhe pensionet nuk mund të rriten aq sa është dëshira e qytetarëve. Kreu i qeverisë theksoi se të rrisësh pagat jashtë mundësive është logjikë e Sudes, duke iu drejtuar kështu kryedemokratit Lulzim Basha






“Nëse rrisim pagën minimale në 300 euro dhe atë mesatare në 500 euro, shteti do të shkonte në falimentim, vendi do të hynte në krizë urie brenda vitit. Rritja e pensioneve sot, nuk lejon investime nesër”, tha Rama.


“Ju kam dëgjuar me shumë vëmendje dhe është e nevojshme ta dëgjojmë njeri-tjetrin, por kur ballafaqojmë opinionet duhet të marrim për bazë faktet reale. Ndryshe nuk merremi vesh, njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit.







Nuk ekziston asnjë qeveri në botë, edhe më e keqja që s’ka dëshirë të rrisë pagat dhe pensionet aq sa do të donin qytetarët. Por rritja duhet të bazohet në fakte dhe realitetin ekonomik e financiar të vendit. Të rritësh paga e pensione e të ulësh kontribute, do të thotë të qeverisësh me logjikën e Sudes dhe jo logjikën e atdheut, të vrasësh symbyllur të ardhmen.




Lexo edhe :  Del VIDEO/Si u ekzekutuan në atentatin e Astirit Erigers Mihasi dhe shoku i tij

Dikush thotë se nuk janë rritur pagat në 8 vite. Tabela flet ndryshe. Ja poziconi ynë 8 vjet më parë, të fundit dhe me një diferencë dramatike. Ja rritja e pagave në rajon përgjatë këtyre viteve. Të tjerët thonë se ne i kemi braktisur njerëzit në nevojë, duke filluar nga pensionistët dhe e paskemi rritur energjinë elektrke më shumë se çdo vend i Europës.



Por faktet nuk janë opinione. Ja çmimi i energjisë në Shqipëri në raport me vendet e tjera. E vërtetë që ata (vendet e tjera) i kanë rrogat dhe pensionet më të larta. Por çmimi i energjisë në faturën që vjen nuk është çmimi real, por është çmim i kontrolluar nga shteti, për shtresat në nevojë. Me reformën tonë të energjisë, çmimi u ul me 9.5 lekë”, u shpreh Rama.

LEXO EDHE:

Rama: Reforma në energji, ulëm çmimin në 9.5 lekë për mbrojtjen e konsumatorit

1


Etiketa: , , ,

Pas