Aktualitet

Rama: Të shpallim në kërkim prokurorë e gjyqtarë banditë






               Publikuar në : 12:58 - 09/10/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama e ka përqendruar edhe sot fjalimin në Parlament tek gjyqtarët e prokurorët. Ndërsa javën e kaluar sulmoi prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj, këtë javë shkoi më tej duke u shprehur se në vend ka një një grup prokurorësh dhe gjyqtarët, që sipas tij, kanë ngritur një grup të quajtur ‘KÇK’ (kap çfarë të kapësh) sepse e dinë se nuk do kalojnë vetting-un.


Rama tha se këta prokurorë e gjyqtarë do të shpallen në kërkim nga parlamenti.



“Disa prokurorë dhe gjyqtarë, kanë ngritur një grup ‘KÇK’ (kap ca të kapësh). Këtë grupin, ky parlament do ta shpallë grup në kërkim. E them jo në mënyrë metaforike, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me çdo mënyrë, me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Të gjithë së bashku! Është e kotë që nga tryezat e opozitës te ngrihen këtu dhe të fajësojnë qeverinë. Prokurorë dhe gjykatës si ai në Durrës, plotë si ata bëjnë kërdinë mbi njerëzit çdo ditë. Nuk e mora telefonin me vete t’u lexoja një mesazh që mora. Sms marr çdo ditë nga njerëz që capërlohen. E dëgjova të nderuarin gojëtar të opozitës…ndihej ulërima deri jashtë”,  u shpreh Rama.

Foto: Kryeministri sot në foltoren e Parlamentit

/Mapo.al



CLOSE
CLOSE
Pas