Aktualitet

Rama “tërhiqet” nga Anti-Shpifja, flet për ligjin e presidentit, amnistinë e kanabisin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:02 - 29/12/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama u ndal në konferencën e fundvitit tek ligji për kufizimin e kompetencave të presidentit, amnistia fiskale, legalizimi i kanabisit, si dhe tek ligji i anti-shpifjes.






Rama bëri të ditur se ligji që prek drejtpërdrejtë të drejtat e presidentit, është në procedurë. Sa i përket amnistisë fiskale, po punohet me partnerët për një draft sa më të dakordësuar, tha Rama.


Në të njëjtin proces ndodhet edhe ligji për legalizimin e kanabisit. Ndërsa Anti-Shpifja duket se është lënë menjanë, nën arsyetimin se nuk ka ngut për të, dhe se ndodhet në proces komunikimi me të gjitha palët e përfshira.







Kjo nuk përkthehet në tërheqje nga Rama pasi jo më larg se dy muaj më parë, ai deklaroi se nuk do të tërhiqet nga ky ligj. “Nuk e kam kërkuar për vete, se për vete mbaj një sasi të madhe shpifjesh në kurriz, dhe deri më tani më është bërë vetëm shëndet”, – tha Rama në nota ironie.

Lexo edhe :  “Agjensia për mediat” fytyra e mandatit të tretë!


1




Etiketa: , , , ,

Pas