Kryesore

Rama tha se s’do plotësonte kërkesat, Liga e Futbollit: Protestë masive në 10 tetor








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:17 - 29/09/20 |
mapo.al

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili ishte i vendosur për të mos plotësuar asnjë kërkesë të klubeve të futbollit të cilat prej javësh vazhdojnë bojkotin, Liga e Futbotlli ka dale me një vendim unanim.


Liga Profesioniste e Futbollit, e mbledhur sot për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm të bojkotit, nëpërmjet një qëndrimi zyrtar ka njoftuar se është e gatshme për të vijuar dialogun me negociatorin, Fidel Yllin, përfaqësuesi i qeverisë, por nga ana tjetër ka paralajmëruar protestë masive më 10 tetor, për të sensibilizuar opinionin publik.


Deklarata
Tiranë 29.09.2020
Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit u mblodhën sot për të diskutuar në lidhje me çështjet organizative dhe me vijimin e bojkotit të kampionatit të Kategorisë Superiore. Gjatë diskutimeve Asambleja e Ligës u dakordësua për hapat e mëtejshëm në luftën për plotësimin e katër kerkesave të Ligës drejtuar qeverisë.



LPF do të intensifikojë kontaktet me negociatorin e qeverisë z. Fidel Ylli dhe për këtë ngarkohet Kryetari i Ligës dhe Sekretari i përgjithshëm për te ndjekur hap pas hapi ecurinë dhe reagimin e qeverisë pas dërgimit të relacionit shpjegues për kërkesat e Ligës.


LPF është e vendosur për vazhdimin e bojkotit dhe përshkallëzimin e protestave, duke projektuar protestën masive të futbollistëve më datë 10 tetor 2020. Për këtë do të ngrihet një grup pune për organizimin e saj dhe sensibilizimin e opinionit publik.


Deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga qeveria për kërkesat e Ligës. Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit mbeten shpresëplotë për një përgjigje sa më shpejtë nga ana e qeverisë dhe për veprime konkrete në shqyrtimin dhe plotësimin e këtyre kërkesave që mund të sjellin zgjidhjen e ngërçit të krijuar. 

LEXO EDHE: 

Bojkoti i kampionatit, Rama-Ligës së Futbollit: Shantazhi me mua nuk funksionon


Etiketa: ,

Pas