Kryesore

Rama thirrje Bashës dhe Metës: Le të ulemi në një tryezë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:56 - 09/05/20 |
mapo.al

Në konferencën me Ambasadorin e BE-së Luigi Sorieca, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirje Bashës dhe Metës për tu ulur në një tryezë.


Rama e argumentoi ftesën për Presidentin e Republikës dhe kreun e PD-së, si një shenjë për unitetin kombëtar në procesin e negociatave me BE-në.


“Tanimë që negociatat janë hapur dhe kërkohet përgatitja serioze për konferencën ndërqeveritare me BE-në, plani i punës është detajuar dhe duhet të konsultohet hap pas hapi. Qeveria mban peshën kryesore, por këtu duhet të gjithë aktorët.


Ne jemi shumë të angazhuar dhe të interesuar, për t’u ulur në një tryezë të gjerë me Presidentin e Republikës, me kryetarin e opozitës, me të gjithë aktorët e tjerë, përfaqësues të institucioneve të pavarura, në radhë të parë të institucioneve të drejtësisë, në një tryezë ku të shprehim vullnetin e përbashkët. Natyrisht, gjithsecili për të bërë detyrat e tij, por ama për të dhënë mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, ku deri më sot nuk po na rezulton se dikush ka një mendje tjetër”.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas