Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje liderëve shqiptarë dhe maqedonas në Maqedoninë e Veriut, që të pranojnë propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se pranimi i këtij propozimi hap rrugën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, shkruan Rama në Twitter.
Presidenti francez Emanuel Macron bëri me dije sot se është gjetur kompromis mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për heqjen e vetos bullgare.
“Mund të them se është gjetur kompromis, kompromis i cili e ruan ndjeshmërinë e të dy palëve dhe besoj se është i pranueshëm për të gjithë. Në ditët në vazhdim edhe të dyja palët do të konfirmojnë këtë”, ka thënë Macron.
Ai tha se kryeministri bullgar dhe presidenti e kanë pranuar këtë version ndërsa bisedime do të ketë në ditët në vazhdim në Shkup.
Vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe fakti se të dy vendet duhet të ishin bashkë në marrjen e vendimit për çeljen e negociatave ka lënë Shqipërinë për dy vjet në pritje.
Franca dhe Holanda, dy ndër vendet më skeptike dikur me Shqipërinë tashmë janë “qetësuar” karshi kandidaturës së vendit tonë në aspiratat euro-atlantike.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka zhvilloi një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Holandës, Wopke Hoekstra, ku edhe u pa qartë qëndrimi i zbutur i holandezëve.
Ministrat ndanë mendimin për domosdoshmërinë e nisjes sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Shefja e diplomacisë shqiptare, Xhaçka ndodhet në Madrid si pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama për Samitin e NATO-