Aktualitet

Rama: Tirana me kufizime edhe javën që vjen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:49 - 14/05/20 |
mapo.al

Kryeminsitri Edi Rama ka deklaruar në ‘Opinion’ se edhe përgjatë javës së ardhshme Tirana do të vijojë të mbetet zonë e kuqe dhe nuk do të ketë hapje.


Ai theksoi se edhe pse në Tiranë do të hapen baret dhe restorantet ato do të punojnë me orare të kufizuara.


‘Rreziku sot është i madh sepse po hapemi. Kemi hapur pjesën më të madhe të vendit me masa të mëdha. Kemi ende disa zona të kuqe. Tirana do të mbetet zonë e kuqe përsëri. Kryeqyteti do të jetë e fundit që do të çlirohet.


Por në Tiranë në 18 do të hapen baret dhe restorantet, orari do të jetë po ai edhe gjatë javës së ardhshme. Hapja e bareve nëpër Tiranë në datë 18 do të ketë rrezik’, deklaroi Rama.


LEXO EDHE:

Rama ja lë Teatrin sërish Veliajt, keqardhje që Basha shkel rregullat e koronavirusit

 


Etiketa: , , , , ,

Pas