Aktualitet

Rama tregon prapaskenat: Pse Vuçiç nuk pranoi minishengen-in, por “Open Balkan”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:38 - 27/09/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar për një bisedë nga studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Universitetin e Prishtinës.






Kreu i qeverisë rrëfen pse u hoq dorë nga minishengeni dhe u pranua nisma e Ballkanit të Hapur.


Rama tha se ideja e minishengenit ishte një nismë për lëvizjen e lirë në rajon, duke theksuar se Serbia prandaj nuk e pranonte një gjë e tillë, sepse hiqte kufirin mes Shqipërisë e Kosovës.







“Ajo që në fillim u quajt minishengen, që nuk e kam pëlqyer ndonjëherë se jam i gjatë dhe fjala mini nuk më ngjit, por në fakt ishte e njëjta nisëm si Ballkani i Hapur, dhe u përdor fjala Shengen për të dhënë kuptimin se për çfarë bëhet fjalë. Dhe ideja ishte lëvizja e lirë e njerëzve.




Serbia ishte e gatshme që të futej në atë proces, por pa lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse për Serbinë nëse pranohej lëvizja e lirë e njerëzve, do të pranohej heqja e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë, pavarësisht se e njëjta gjë do të vlente edhe me Serbinë për të tjerët. Ne nuk mund të pranonim një projekt të cunguar”.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas