Aktualitet

Rama tregon se konsensusi për reformën zgjedhore është larg





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:57 - 12/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot se konsensusi politik për reformën zgjedhore është shumë larg. Ai bëri të qartë se udhërrëfyes për të, janë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe jo kërkesat e Opozitës.


Disa prej çështjeve që mesa duket janë më të nxehtat mes palëve, kanë të bëjmë me qeverinë kujdestare, 3 muaj para zgjedhjeve, derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE. Për të cilën, kryeministri tha se nuk pranohet, dhe nuk do të ndodhë.


E po ashtu, çështja e Kolegjit Zgjedhor, gjykata që merr në shqyrtim dhe vendos për procesin e votimit. Rama u shpreh se aty do të jenë vetëm anëtarë që kanë kaluar vettingun. Ndërkohë që Opozita, duke e konsideruar vetingun një instrument politik i ndikuar nga Rama dhe mazhoranca, mendon se në këtë mënyrë, aty do të caktohen besnikë të partisë, pra gjykatës të anshëm.


Sekretari i Përgjithshëm i PD, u shpreh dje, se përse një gjykatës që vendos për pronën, apo për jetën e një qytetari, aktualisht, nuk u dashka të gjykojë e të vendosë për konfliktin mes dy partive.


Me komentet dhe qendrimet që i bëri sot publike, Kryeministri Rama tregoi se marrëveshja politike, dhe konsensusi, janë shumë larg dhe zor se do të ndodhin deri me 31 maj, që është rënë dakort si afat për mbylljen e reformës zgjedhore.

Kujtojmë se zgjedhjet, janë një kusht për integrimin, dhe një prej pikave më të forta të rezolutës së Bundestagut gjerman, ku është theksuar po ashtu, edhe nevoja për ndëshkimin e krimit zgjedhor.

 

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas