Kryeministri Edi Rama po kalon pushimet në bregdetin e Jugut të vendit. Por edhe pse larg angazhimeve politike dhe administrative, kryeministri është i pranishëm çdo ditë në rrjete sociale duke postuar që lidhen me turizmin. Sot kryeministri ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale shkrimin e gazetës prestigjioze “Financial Times”, e cila vlerëson turizmin në Shqipëri. “Mirëmëngjes dhe me këtë foto të veçantë të Bizës, përzgjedhur nga Financial Times si foto dite, përmes së cilës vlerësohet sezoni fantastik turistik i Shqipërisë këtë vit si në bregdet ashtu dhe në zonat e mrekullueshme malore, ju uroj një ditë të mbarë”,- shkruan Edi Rama në Facebook.
Nga Dhërmiu ku ndodhet me familjen, kryeministri ka postuar në Instagram dhe pamje nga studio e tij e pikturës në vilën verore qeveritare.
Në video shfaqen për disa sekonda pamje nga piktura të ndryshme mbi të cilat kreu i qeverisë është duke punuar. Gjithashtu, në mbrëmje kryeministri ka postuar dhe një tjetër video nga bregdeti i Dhërmiut në muzg.