Aktualitet

Rama: U përgjua vetëm PS-ja. Të vertetën do e kërkoj në Gjermani





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:09 - 20/06/19 |
ro ot

Kryeministri Edi Rama duke folur në parlament një ditë pas përgjimeve të Bild, ku implikoheshin Gjiknuri, Qefalia, Tahiri, Ulsi Manja etj. në zgjedhjet Dibrës, ai tha se këto përgjime bëhen për të manipuluar koka të zbrazëta. Sipas tij, përgjimet kanë qënë të qëllimshme nga prokuroria sepse në shenjester ishte vetëm PS-ja. Ndryshe nga herë të tjera kur thoshte se janë vetëm indicie dhe duhen provuar akuzat nga prokuroria, sot ka deklauar se drejtësinë do ta kërkojë në Gjermani.


Rama në Parlament:


“Përgjimet dalin pikërisht për koka të zbrazëta. Janë ekzaktësisht për këtë punë dhe unë i them të gjithë shqiptarëve, bëni një film me mendjen tuaj sikur gjithçka flisni në telefon ta shikoni në televizor, çdo bisedë edhe ajo më e zakonshmja tingëllon ndryshe kur del nga konteksti.


Ato përgjime po e kryejnë funksionin e tyre për objektivin që janë bërë në një betejë zgjedhore ku ka qenë e instaluar e gjithë PD me në krye Bashën, deputetët dhe grupe që ushtronin presion dhe dhunë dhe çuditësisht është vendosur antena mbi PS-në dhe jo mbi palën tjetër. Por ç’rëndësi ka kjo, u bënë si këto, si ato, pse nuk u hetua, pse nuk u veprua, pse nuk doli një urdhër për kapje në flagrancë dhe pse shkuan te PD-ja dhe pse dolën në Gjermani, dhe dolën tani. Si shpjegohet që lajmet e Gjermanisë i pararend Lulzim Basha.


Brenda 4 javësh unë do i kërkojë gjykatave gjermane që të zbardhin tërësisht të vërtetën, lidhur me gjithçka është thënë në adresën time, ndërkohë që atë bisedë unë e kam bërë dhe do ta bëja përsëri dhe biseda të tilla kam bërë me mijëra me gjithë shtabet në vend”.


Etiketa: ,

Pas