Aktualitet

Rama vendos objektivin: Dua 75 mandate në 25 prill









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:09 - 26/01/21 |
mapo.al

Nga takimi i parë për vitin 2021 me drejtuesit politik të 12 qarqeve, kryesocialisti Edi Rama kërkoi intensifikimin e punës në terren, me synimin e fitimit të 75 mandateve në zgjedhjet e 25 prillit.



Kjo ambicie e Edi Ramës lidhet me faktin se sondazhet e brendshme të PS e nxjerrin atë, forcë të parë fituese më 25 Prill me 71 mandate.


Në tilla kushte i pari socialistëve, kërkon eleminimin e çdo surprize në zgjedhje, duke motivuar të vetët në arritjen e 75 mandateve.




Socialistët synojnë të përmbysin rezultatin e 2017-tës në Kukës dhe Dibër që ishte në favor të PD.



Ndërkohë në Tiranë kërkojnë të shkojnë në mbi 19 mandate, kjo pasi një mandat i hequr Gjirokastrës i kaloi qarkut Tiranë.


Futja e Jozefina Topallit në ringun elektoral në Shkodër dhe fitimi 1 mandatit në kryeqendrën e veriut nuk ka mbetur jashtë analizës të shumicës qeverisëse.

Lexo edhe :  Basha: Paketa e ndihmës anti-Covid më e ulëta në Europë, Rama ka dështuar

Në një kohë kur partitë politike do ta kenë të pamundur zhvillimin e një fushate elektorale normale kjo si pasojë e rregullave anti Covid-19, socialistët i shikojnë këto zgjedhje si një proces i pastër matematikor në tavolinë.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas