Kryeministri Edi Rama, në përfundim të protestës para kuvendit, kundër shembjet se banesave tek Unaza e re, ka shkuar për të vizituar efektivët që mbeten të plagosur gjatë përplasjes me qytetarët.
Rama është pritur nga familjarët e protestuesve të plagosur, ku ka pasur dhe tension pari kur Kryeminsitri ka dalë është qëlluar me këpucë nga një banore e Unazës së re. Pas këtij incidenti polcia ka shoqëruar protestuesit, ndërsa Kryeminsitri është larguar.
Pas vizitës Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se është i prekur thellë nga humbja e gishtave të dorës së policet Ina Nukut.
“I prekur thellësisht nga humbja e gishtave të dorës të Ina Nukut, policja 24 vjeçare e goditur sot në krye të detyrës dhe nga trishtimi i thellë i nënës së saj. Kjo protestë e turpshme e Antiligjit dhe Opozitës që kērkon mish për top, nuk ka asnjē shans të sfidojë ligjin e shtetin!”, shkruan Rama.
Kujtojmë që sot në protestën e tensionuar para Kuvendit, mbetën të plagosur disa qytetarë dhe disa efektive të uniformave blu.
Më herët Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, ka shkuar tek policët e plagosur ku ka bërë thirrje kundër atytre që ngritën dorë kundër efektivëve.