Tuesday, December 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

‘Rama, Vuçiç, Gjukanoviç dhe Dodik janë autokratë’

by mapo.al
05/03/2019
in Kryesore, Media
0

Po vjen “Pranvera e ballkanit”?, është pyetja që shtron Andreas Ernst në një për zviceranen “Neue Zürcher Zeitung”.

Andreas Ernst korrespondet për shumë vite nga Beogradi për të përditshmen zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, teksa i bën një analizë situatës në Ballkan dhe protestave që zhvillohen në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, bën pyetjen: A po vjen “Pranvera ballkanike”?



Ernst, i cili ka qenë korrespondent per shumë vite në Beograd, shkruan se arsyet e protestave janë të ndryshme, por kanë shumë ngjashmëri.

“Ndërsa mijëra qytetarë thërrasin për abdikim të “Sistemit Vuçiç” në Beograd për, protesues në Mal të Zi ka kërkuar dorëheqjen e Presidentit Milo Gjukanoviç. Në Shqipëri studentët e nisën protestën në dhjetor, para se opozita të nisë betejen për fundin e sundimit të Edi Ramës me bojkotin e parlamentit. Në Bosnje dhe Hercegovinë, në Banja Luka, protestat kundër lidershipit dhe politikës qeveritare të Milorad Dodik kanë thuajse një vit që po zhvillohen”, e nis artikullin e tij Ernst mbi situatën në Ballkan.

“Tharmi i protestës nuk vjen nga partitë opozitare, por nga shoqëria, e cila në demonstrate paraqitet si ‘shoqëri civile’. Simboli armiqësor që mban lëvizjet heterogjene bashkë janë udhëheqësit autoritarë, të cilët në këto vende për shumë vite dominojnë skenën politike. Demonstruesit shumë pak gjëra i bashkojnë, përveç dëshirës që të përzënë nga qeverisja të fortit e urryer”.

“Fara e mbjellë që shkakton frustrim në këto vende është shumë e ngjashme: arsye ekonomike dhe politike. Ekonomia është në stanjacion përballë papunësisë së madhe, krahu i kualifikuar i punës emigron me shumicë. Sistemi politik është nominalisht demokratik, por mungojnë mekanizmat kontrollues që bëjnë demokracinë liberale. Ekzekutivi vendos për çdo gjë, i inkorporuar në autokratët Vuçiç, Rama, Gjukanoviç dhe Dodik. Parlamentet animojnë vendimet e tyre, sistemi i drejtësisë nuk guxon të jetë i pavarur. Shumica e mediave censurohen nga qeveria. Zgjedhjet në këto kushte janë plebishit bosh përmes së cilëve udhëheqësit legjitimojnë fuqinë e tyre”, shkruan Ernst.

Më tej, Andreas Ernst shkruan se: “Në secilin shtet, protestuesit kanë shumë pak besim tek opozita zyrtare. Shumë prej tyre dyshojnë se janë alternativa më e mirë drejtë status kuosë. Të zhgënjyerit kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por me kushtet aktuale kjo është thuajse e pamundur”.

“Protesta e studentëve shqiptarë u shkaktua nga tarifat e larta të universiteteve, por që shumë shpejt pati vëmendjen e duhur, duke ulur arrogancën e lidershipit të Ramës. Fakti që tashmë në skenë është opozita, shkakton bezdisje tek shumë studentë”, shkruan Ernst.

Analizën për “Neue Zürcher Zeitung” e përfundon me “ngatërrimin” e Bashkimit Europian për protestat. Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Kocijançiç në fillim të javës u shpreh se nuk kemi të bëjmë me “Pranveren e ballkanit” sepse protestat kanë karakteristika të ndryshme. Dhe si gjithmonë, shprehet Ernst, “zëdhënësja nxjerr hajmalinë e BE-së, që rajoni ka ‘perspektivë të qartë europiane’, nese vazhdon më tutje të reformohet”.

Përgatiti: Simon Shkreli

Tags: AnalizaautokratëEdi RamaNeue Zürcher Zeitungopozitaprotestatrajonsituata

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

18/10/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Rama e akuzon Bashën për tradhti: PD ka program testamentin e Esat Pashës

Rama: S'është protestë e popullit, por e humbësve

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In