Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur emrat e personave që do të vaksinohen të parët në Shqipëri, sot në mesditë, në stadiumin “Air Albania”.
Në një konferencë për mediat, Rama tha se doza e parë e Pfizer do të injektohet tek Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo. Pas saj, do të jetë kreu i qeverisë ai që do të imunizohet ndaj Covid-19.
Rendi do të ndiqet nga bluzat e bardha, mes të cilëve të parët që do të vaksinohen janë Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.
Rama sqaroi se ministrat nuk do të jenë në vijën e parë të personave që do të vaksinohen të parët. “Anëtarët e ministrat janë si gjithë të tjerët. Ministrja Manastirliu nuk ka pse ta bëjë para nënës së saj. Unë do ta bëj siç kanë bërë kolegët e mi”, – shtoi ai.
LEXO EDHE:
1
Etiketa: Air Albania, Edi Rama, Pandemia COVID-19, Vaksina anti-COVID