Kur Edi Rama bëri ndarjen e drejtuesve në Qarqe dhe vetë u vendos në Durrës, qarkulloi lajmi se në të vërtetë në krye të shtabit në qytetin e dytë më të rëndësishëm në vend, do të ishte Ardian Çela, ndërsa kryeministri do të shfaqej formalisht.
Besohet se kjo është edhe një formulë kompromisi për zëvendësimin e Vangjush Dakos, të cilin Rama nuk mund ta mbante më si drejtues politik, por po ashtu, nuk e kishte të lehtë ta largonte.
Burime të besueshme, bëjnë me dije se në mbledhjen e sotme me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS, ka qënë i pranishëm edhe Ardian Çela, si i ngarkuar me organizimin në Durrës.
Me këtë, Rama e zyrtarizoi drejtuesin de facto të këtij qarku.
Çela ka qënë një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Vangjudh Dakos në Bashkinë e Durrësit, dhe prej vitesh mban postin e drejorit të kompanisë më të madhe dhe me më shumë të ardhura në vend, atë të OSHEE.