fbpx

Aktualitet

Rama: Kadastra e Durrësit, nën rrethim kriminal. S’do i gëzojnë pronat!





               Publikuar në : 13:08 - 06/11/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama mblodhi si çdo të mërkurë disa qytetarë në selinë e qeverisë për platformën “Shqipëriaqëduam”, ku gjeti rastin të flasë për atentatin ndaj prokurorit në Durrës dhe problemet me Kadastrën.


Kryeministri paralajmëroi ndryshime ligjore që sipas tij do luftojnë krimin e organizuar dhe KÇK (siç i ka emërtuar prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar). Ndërsa për Kadastrën e Durrësit tha se është nën rrethim kriminal, pasi kriminelët duan të marrin toka dhe të pastrojnë paratë. Por ai u zotua se nuk do ti gëzojnë këto prona.



Rama për prokurorët: Çakajdutët që janë në sistem që e dinë vete ata se nuk e kalojnë vettingun janë lëshuar “kap ca të kapësh”. KÇK është organizata më e rrezikshme që vepron sot në Shqipëri është e veshur me petkun e ligjit dhe funksion si organizatë grabitësish ordinerë. Për KÇK po bëhemi gati dhe për krimin e organizuar paralelisht me një ligj special ku rezultatet do të jenë të garantuara. S’mund të them më shumë për momentin por më heret se vonë të gjithë do të shohin në praktikë rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë ndaj krimit të organizuar dhe KÇK.


Rama për Kadastrën e Durrësit: (e merr fjalën pas një qytetari) Na preke në një plagë të hapur, Kadastra e Durrësit… jam i bindur që ligji special kundër krimit të organizuar dhe KÇK do ta çlirojnë edhe Kadastrën e Durrësit nga rrethimi kriminal që ka nisur prej shumë vitesh. Ne e kemi çarë pjesërisht sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi turistik, aty ku krimi i organizuar pritet të shplajë paratë e pista… por nuk do ti gëzojnë.

/Mapo.al


Etiketa: , , , , , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas