Kronika

Protestuesi që gjuajti Ramën me këpucë, ndërtime pa leje dhe në Sarandë…





               Publikuar në : 19:49 - 28/11/18 |
mapo.al

Ilias Katiraj, është personi i cili tentoi të qëllonte me këpucë kryeministrin Edi Rama, teksa ky fliste për mediat në ambientet e jashtme të Spitalit të Traumës pas protestës së dhunshme tek parlamenti disa ditë më parë.


Bashkëshortja e tij si dhe deputetë të opozitës ishin kundër masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata, pasi sipas tyre ishte një veprim i kryer pas vendimit për të prishur shtëpinë e tij pa leje tek zona e Unazës së Re.



Por preteksti se ai objekt ishte i vetmi ku mund të fuste kokën familja e Katiraj duket se bie poshtë për shkak të disa dokumenteve zyrtare që vërtetojnë të kundërtën.


“Ilias Katiraj nuk ka ndërtuar pa leje vetëm në Tiranë në zonën e Astirit. Ai është pronar objektesh të ndërtuara pa leje në zona të lakmuara bregdetare si Saranda e Ksamili. Katiraj e ka të çertifikuar me firmën dhe vulën e ish-Drejtorit të ALUIZN-it të qeverisjes së Partisë Demokratike, Shaban Memisë,” thuhet në dokumente.

Sipas dokumenteve dhe fotov, Katiraj ka objëkt 3 kate në Berdenesh të Sarandës, me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 498.5 metra dhe sipërfaqe totale ndërtimi për banim 378 m2. Për këtë objekt pa leje, Katiraj ka marrë fletën e legalizimit në 3 Mars të vitit 2009./BW/

<
>
20d21e27-903c-4677-9ef7-76537808c022 87751416-0df2-4c54-ab8c-4eac25188493 e4c47dd4-9d00-4124-8727-46dd5746c94e-e1543422734147


Etiketa: , , ,

Pas