Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Open”, e akuzoi kryeministrin Rama se ka devijuar partneritetin strategjik.
Sipas Gjekmarkajt, Ramën nuk e paranon Europa dhe është kthyer drejt Erdoganit. Ndërkohë që akuzë të rëndë hodhi edhe për marrëveshjet, duke shtuar dhe mënyrën si u prit kreu i qeverisë në Turqi.
“Ka lëvizur aksin e partneritetit strategjik. Është pritja që i bëhet një vasali që po e shndërron vendin në nevojtore. Pritje që i bëhet një të ngjashmi për interesa të tjera të vogla. Është pritje që i bëhet për të sulmuar gylenistët dhe për të futur vëllain e Erdoganit që drejton shkollat në Turqi.
Rama nuk na sjell dot shkollat e Europës por vesh çitjanet dhe shkon me vrap në Turqi. Ramën nuk e pranon Europa”-tha Gjekmarkaj.
Rama: Nëse barcaletat e mia arrijnë të bëjnë atë që të tjerët se kanë bërë disa vjet, mirësevini në barcaletat e mia. Ai përmendi fjalë të rëndë dhe nuk kam asgjë me të.
Gjekmarkaj: Kërkoi falje Berishës se e keni akuzuar për përafrimin e tij me Turqinë dhe largim nga Greqia. Ai nuk u afrua kaq sa ti. Është më proevropian sesa ti.