Aktualitet

“Ramën ta çojmë në shtëpi”- Salianji: Korça voton PD më 25 prill














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:33 - 06/04/21 |
mapo.al

Kandidati i Partisë Demokratike për Korçën, Ervin Salianji, me anë të statusi në Facebook shkruan se më 25 prill qarku juglindor do të votojë PD.





Gjithashtu Salianji në mesazhin e tij thotë: “ta çojmë në shtëpi, atë që për 8 vitë, shkatërroi çdo gjë”, duke nënkupruar kryeministrin Rama.


Statusi nga Ervin Salianji:




Shpresë dhe energji nëpër rrugët e lagjet e Korçës. Kjo më mbush me optimizëm se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit, e largimit të së keqes, dhe e shpresës. Ka dy ditë që një i marrë flet nëpër Korçë, për projekte 3D, e për punë imagjinare. Shan e fyen, se s’ka as bilanc pas 8 viteve në qeveri.


Nuk e merr mundimin të dalë e të shohë situatën reale të korçarëve, nuk i sheh njërëzit në sy, nuk dëshiron ta shohe realitetin, të vërtetën.

Lexo edhe :  Bardhi: Do ta tejkalojmë rezultatin e vitit 2009 në Elbasan

Po, në rrugicat e Korçës, sheh varfëri, sheh papunësi, sheh familje që fëmijët i kanë në emigrim, por ama sheh, që në fytyrat e tyre ka akoma shpresë, ka akoma optimizëm se kjo situatë do të ndryshojë. Këtë bëjmë ne, shkojmë e i shohim njërëzit në sy, takohemi me ta, dëgjojmë hallet e problemet, e shpjegojme se çfarë do të bëjmë nesër në krye të vendit.

Ta çojmë në shtëpi, atë që për 8 vitë, shkatërroi çdo gjë. Korça, Pogradeci, Devolli, Kolonja, Maliqi, Pusteci, në 25 prill voton Partinë Demokratike për ndryshimin, për Shqipërinë!

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas