Kryesore

Ramës nuk i del inati me Bushatin, i heq njerëzit dhe e akuzon






               Publikuar në : 12:35 - 26/03/19 |
mapo.al

Debatet janë kthyer në sherre, sherret në konflikte, e tashmë në armiqësi të hapur në publik. Kjo po ndodh mes Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit. Vetëm dy ditë më parë, Rama tha në një takim me diplomatët se kishte nepotizëm në Ministrinë e Jashtme. Sot doli në deklaratë për shtyp Ministri në detyrë Gent Cakaj dhe zbuloi që dikasteri i drejtuar në 5 vite nga Ditmir Bushati paska qenë zhytur në paaftësi, korrupsion moral, nepotizëm, e emërime tarafesh, e jo sipas meritave.


Pas një hulumtimi serioz, Cakaj ka vendosur të shkarkojë nga puna mbi 20 punonjës, dhe të bëjë menjëherë disa transferime nëpër ambasadat tona jashtë, sipas nevojave të vendit dhe diplomacisë dhe jo, sic i quajti sipas interesave private. Ky është sulmi më i madh që i është bërë një ish-ministri nga ata që Rama shkarkoi në fund të vitit të shkuar.



Edhe Gjiknurit i janë lëvizur të gjithë njerëzit kryesorë, por pa konferenca shtypi me akuza për nepotizëm, paaftësi dhe korrupsion. Gjiknuri madje është mbajtur sërish shumë afër duke u bërë Sekretar Zgjedhor.

Inati i Ramës ndaj Bushatit qenka shumë i madh. Më shumë se sa mendohej. Por edhe Bushati nuk po i ndahet. Para pak ditësh ai foli për median kosovare, duke i quajtur ‘sharlatanë me harta’ ata që përdorin termin ‘korrigjim kufijsh’.


Etiketa: , , , ,

Pas