Politika

Ramës nuk i ecën batuta me studenten, dhe një përgjigje për pedagogët






               Publikuar në : 11:35 - 02/02/19 |
mapo.al

Në një takim me studentët e mjekësisë, një e pranishme duket se ka vënë pak në vështirësi kryeministrin Edi Rama duke insistuar në kërkesat e saj.


Studentja është ankuar për kushtet skandaloze në konvikt.

Rama ka parë se ishte ajo situata e njohur tashmë, ku i bën pyetjen fatale dikujt që kërkon. Dhe i tha: sa fëmijë jeni.

Studentja ia ktheu se jemi 4 fëmijë dhe se i ka prindërit pa punë.

Rama i tha si jeni bërë 4 fëmijë, me radhë, apo njëherësh. Studentja ia ktheu, se ne jemi bërë siç duhet, në rregull, “por po pyes për gjërat qe na shqetësojnë si studentë”.

Po ashtu, e reja ka pyetur kryeministrin për bursat, nëse kishte dijeni se kush i merr dhe si shpërndahen.

Kryeministri tha se problemet kanë 29 vjet që akumulohen.

Rama ka gjetur rastin t’u përgjigjet pedagogëve që kanë lajmëruar grevë të përgjithshme të henën, nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

Rama tha se universitetet kanë autonomi, por kjo nuk do të thotë se pedagogët kanë liri për të lënë mësimin.

Pedagogët kanë përgjegjësi, nuk mund të fshihen pas autonomisë, tha ai.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas