fbpx

Sport

Ramos: Cristiano nga më të mirët e Realit, por s’e harroj fenomenin





               Publikuar në : 13:03 - 12/09/19 |
mapo.al

Sergio Ramos është një nga mbrojtësit më të mirë në botë, pjesë e Real Madridit që në moshë të herët, ku ka pasur fatin të luajë me lojtarë si Ronaldo fenomeni, Zidane, Roberto Carlos, Raul apo Beckham, së fundmi edhe me yllin portugez Cristiano Ronaldo.


Në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’, i pyetur se a është Cristiano Ronaldo futbollisti më i mirë me të cilin ka luajtur, Ramos shprehet:



“Është një pyetje me të vertetë e vështirë sepse kam luajtur me shumë yje, por Cristiano padyshim është një nga më të fuqishmit në historinë e Real Madrid dhe futbollit. Unë nuk do të harroja Ronaldo brazilianin, Roberto Carlos, Zidan, Casillias dhe Raul.”


A mendoni se Van Dijk e meriton “Topin e Artë”?

“Ky është një çmim individual, ndërsa futbolli është sport në skuadër. Holandezi padyshim është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe këtë e ka treguar. Megjithatë kriteret me të cilat akordohet ky çmim nuk janë të qarta. Do të isha shumë i lumtur nëse një mbrojtës e fiton atë, ashtu siç bëri Fabio Cannavaro.”

Cili ishte idhulli juaj kur ishit fëmijë?

“Unë i kam dashur sulmuesit pasi kur je i vogël tërhiqesh nga ata të cilët realizojnë gola. Më pëlqenin shumë Ronaldo fenomeni, Caniggia dhe Crespo, sepse unë i doja futbollistët me flokë të gjata. Pika e referimit ishte Maldini, Hierro, Pablo Alfaro dhe Javi Navarro.”


Etiketa: , , , , ,

Pas