Kryesore

Raporteri i PE-qeverisë Rama: Tërhiqni ligjet për median




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:45 - 01/10/20 |
mapo.al

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega godet sot sërish ligjin “antishpifje” të qeverisë Rama. Duke e vlerësuar si lajm të mirë përpjekjet e arrira të medias për vetërregullim, Lega kritikon sërish “paketën antishpifje të propozuar nga qeveria”.


“Garantimi i lirisë së medias është vital për demokracinë dhe i domosdoshëm për integrimin në BE të Shqipërisë“ e përmbyll deklaratën Lega.


Në debatin për problemet e demokracisë në Shqipëri të mbajtur në qershor në Komisionin e Jashtëm të PE, Lega deklaroi se qeveria Rama po tregohet e butë me baronët e drogës dhe e ashpër me gazetarët.



Javët e fundit qeveria tentoi të aprovonte disa amendamente të hartuara fshehtas, të cilat nuk pasqyronin opinionin e Komisionit të Venecias. Delegacioni i BE në Tiranë dhe Stefan Schenach, raporter per median në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (si edhe anëtar i Grupit Socialist ) reaguan ashpër.


Opozita, Presidenti e shoqëria civile e kanë denoncuar vazhdimisht ligjin e qeverisë Rama si rrezik për lirinë e medias.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas