Aktualitet

Raportet SHBA-Kinë, Trump i hedh “benzinë zjarrit”, pritet ndalimi i fluturimeve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:14 - 03/06/20 |
mapo.al

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të marrin një tjetër vendim sa i përket marrdhënieve me Kinën.


Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë i ka goxha të acaruara raportet me vendin aziatik që prej fillimit të pandemisë ku e akuzon këtë të fundit për mungesë transparence në lidhje me përhapjen e korononavirusit në botë.


Shtetet e Bashkuara pritet të ndalojnë fluturimet për pasagjerë nga Kina prej 16 qershorit, duke shënuar kështu hapin e fundit të rritjes së tensioneve në mes të dy ekonomive gjigante.


Departamenti i Transportit ka thënë se është duke ndëshkuar Pekinin që nuk ka lejuar realizimin e fluturimeve amerikane në Kinë, pas pandemisë me koronavirusin e ri.


Në javët e fundit, të dyja këto shtete kanë shprehur mospajtime në çështjen e pandemisë si dhe rreth politikave të Kinës në Hong Kong.

Mirëpo Uashingtoni ka thënë se do të vazhdojë të “angazhohet” në çështjen e udhëtimit ajror.

Urdhri i Departamentit amerikan të Transportit do të zbatohet për katër linja ajrore: Air China, China Eastern Airlines, China Southern Airlines dhe Hainan Airlines.

Për t’u zbatuar, këtë vendim duhet ta miratojë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili vazhdimisht ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare, derisa në javët e fundit ka kritikuar këtë shtet edhe për menaxhimin e krizës me koronavirus, si dhe protestat në Hong Kong.

 


Etiketa: ,

Pas