Gazeta Mapo ka në fokus në numrin e nesërm një sondazh të dhomës amerikane të tregtisë, e cila ka dalë në përfundimin se klima e biznesit vazhdon të përkeqësohet duke arritur në nivelet më të ulëta të dhjetëvjeçarit të fundit.
Më shumë se 71% e bizneseve pjesëmarrëse, dolën në përfundimin se ecuria e ngadaltë e ekonomisë shqiptare pas pandemisë, ka ndikuar jo pak në punën e tyre.
Performanca e qeverisë në politikat e zhvillimit ekonomik sipas sondazhit lë shumë për të dëshiruar dhe nuk është në nivelet që pritet.
Nesër në Mapo do të gjeni suplementin ‘SPORT‘. Gjithashtu mund të lexoni komente dhe analiza mbi çështjet më aktuale në vend, rajon dhe botë.