Friday, March 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Raporti i DASH për trafikun e qenieve njerëzore, ja ku renditet Shqipëria dhe Kosova

by us er1
19/07/2022
in Aktualitet, Kryesore
0

Departamenti amerikan i shtetit publikoi të enjten raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore për vitin 2022, që përfshinë vlerësimet për rreth 190 vende të botës.

Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet dhe territoret qeveritë e të cilave veprojnë në pajtim të plotë me standardet minimale të kërkuara. Në nivelin e dytë hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një gjë të tillë dhe ë nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje për një gjë të tillë.



Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen në nivelin e dytë.

SHQIPËRIA

Qeveria e Shqipërisë, thuhet në raport, nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë. Ajo demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë COVID-19 në kapacitetin e luftës së saj kundër trafikimit, andaj Shqipëria mbeti në nivelin e dytë.

Këto përpjekje, thuhet më tej, përfshinë hetimin e më shumë rasteve dhe ndjekjen penale dhe dënimin e shumë trafikantëve. Qeveria identifikoi më shumë viktima dhe shtoi burimet për strehimoret e drejtuara nga Organizatat Joqeveritare.

Qeveria miratoi Planin Kombëtar të Veprimit 2021-2023 dhe ndau burime për të, megjithatë, nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe. Përfshirja e zyrtarëve në krimet e trafikimit mbeti një shqetësim dhe qeveria nuk raportoi asnjë ndjekje penale apo dënim të zyrtarëve, pavarësisht akuzave serioze, ndërsa shkarkoi një oficer policie nga posti i tij.

Raporti vë në pah se qeverisë i mungojnë edhe burimet për të trajtuar grupet e cenueshme dhe për kujdes afatgjatë, punësim dhe përpjekje të tjera riintegrimi për të mbijetuarit e trafikimit.

Ndjekja Penale

Policia e Shtetit, thuhet në raport, hetoi 61 raste me 27 të dyshuar (15 të dyshuar për trafikim të të rriturve dhe 12 të dyshuar për trafikim fëmijësh), krahasuar me 31 raste me 32 të dyshuar në vitin 2020.

Prokuroria e Përgjithshme ndoqi penalisht 60 çështje me 19 të pandehur (gjashtë të pandehur për trafikim të të rriturve dhe 13 të pandehur për trafikim fëmijësh), një rritje krahasuar me dy çështje me 12 të pandehur në vitin 2020. Ndarazi, SPAK-u ndoqi dy çështje të reja dhe vazhdoi dy çështje të viteve të mëparshme.

Gjykatat, vë re raporti, dënuan 11 trafikantë, një rritje e konsiderueshme krahasuar me asnjë dënim në vitin 2020. Të gjithë trafikantët u dënuan për trafikim të fëmijëve. Gjykatësit dënuan pesë trafikantë me nga tetë deri në 25 vjet heqje lirie dhe dy trafikantë me nga dy deri në tetë vjet. Katër trafikantë u dënuan me kusht.

Mbrojtja e viktimave

Raporti thekson se qeveria shqiptare rriti përpjekjet për mbrojtjen e viktimave. Qeveria dhe OJQ-të identifikuan 154 viktima të mundshme dhe pesë viktima, krahasuar me 81 viktima të mundshme dhe pesë viktima në vitin 2020. Nga ky numër, 61 ishin viktima të trafikimit seksual, 65 viktima të punës së detyrueshme dhe 33 viktima të llojeve të ndryshme të shfrytëzimit; 99 ishin femra dhe 60 meshkuj; 112 ishin fëmijë dhe 47 të rritur; dhe tre ishin viktima të huaja, dy nga Rumania dhe një nga Serbia.

Profili i trafikimit

Raporti ngjashëm me vitet e fundit thekson se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat e brendshme dhe të huaja në Shqipëri si dhe jashtë saj. Ata shfrytëzojnë gratë dhe fëmijët shqiptarë për trafik seksual e punë të detyruar brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik duke u bërë premtime të rreme të tilla si martesa ose oferta pune.

Trafikantët zakonisht i detyrojnë fëmijët të lypin ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar, të tilla si shitja e sendeve të vogla. Ata shfrytëzojnë fëmijët shqiptarë, kryesisht nga komunitetet rome dhe të komunitetit egjiptian nga vende të ndryshme të Ballkanit, për punë sezonale dhe lypje të detyruar. Trafikantët i shfrytëzojnë viktimat shqiptare për trafik seksual në vendet anembanë Evropës, veçanërisht në Kosovë, Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Maqedoni të Veriut, Norvegji, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Viktimat e huaja nga vendet evropiane, Gambia dhe Filipinet shfrytëzohen për trafikimin seksual dhe punë të detyruar në Shqipëri.

Emigrantët shqiptarë që kërkojnë punë në Evropën Perëndimore janë të cenueshëm ndaj shfrytëzimit në punë të detyruar dhe kriminalitetit të detyruar, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët raportojnë se fëmijët me aftësi të kufizuara janë gjithnjë e më të cenueshëm.

Në raportin e këtij viti, i bëhet thirrje Shqipërisë që të punojë në hetimin e thellë, ndjekjen dhe dënimin e trafikantëve, përgatitjen e bartësve të sistemit të drejtësisë për trajtimin e trafikimit të njerëzve dhe shtimin e përpjekjeve për parandalimin e trafikimit, mbrojtjen e viktimave dhe riintegrimin e tyre.

KOSOVA

Ngjashëm sikur një vit më parë, raporti thekson se qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë. Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë COVID-19 në kapacitetin e saj antitrafik, ndaj mbeti në nivelin e 2-të, thuhet në raport.

Këto përpjekje, thuhet më tej, përfshijnë ndjekjen penale dhe dënimin e më shumë trafikantëve dhe identifikimin e më shumë viktimave. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit krijoi ekipe lokale shumëdisiplinore për të përmirësuar bashkërendimin për rastet e trafikimit në tre rajone dhe qeveria shtoi fondet për strehimoret e drejtuara nga OJQ-të.

Qeveria organizoi një fushatë të fuqishme ndërgjegjësimi dhe organet bashkërenduese mblodhën dhe përgatitën raporte tremujore. Megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha thelbësore. Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime të buta për trafikantët dhe qeveria nuk miratoi Strategjinë Kombëtare Antitrafik dhe Planin e Veprimit 2020-2024.

Organet e zbatimit të ligjit vazhduan ta klasifikojnë lypjen e detyruar të fëmijëve nga prindërit e tyre si neglizhencë ose abuzim prindëror në vend të trafikimit dhe për shkak të procedurave jo të duhura të identifikimit për lypjen e detyruar, autoritetet ka të ngjarë të kenë dëbuar disa viktima të paidentifikuara trafikimi.

Ndjekja penale

Raporti thekson se policia, prokuroritë dhe gjykatat përdorin metoda të ndryshme për numërimin e rasteve të përndjekjeve dhe kjo ka çuar në statistika të paqëndrueshme.

Policia hetoi 17 raste të reja me 43 të dyshuar, krahasuar me 62 raste të reja në vitin 2020. Policia hetoi gjithashtu shtatë të dyshuar të tjerë për “përdorim të shërbimeve seksuale nga një viktimë trafikimi”, krahasuar me nëntë të dyshuar në vitin 2020. Autoritetet ndoqën penalisht 35 raste të reja me 60 të pandehur, krahasuar me 20 raste të reja me 32 të pandehur në vitin 2020.

Gjykatat dënuan shtatë trafikantë, krahasuar me tre në vitin 2020. Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime nën kufirin minimal prej pesë vjetësh heqje lirie. Ndërsa një gjykatës dënoi një trafikant me pesë vjet heqje lirie, katër trafikantë u dënuan me tre vjet, një u dënua me dy vjet me kusht dhe me një gjobë prej 300 eurosh.

Gjykatat nuk e zvogëluan numrin e përgjithshëm të lendeve që përfshijnë rastet e trafikimit dhe 70 raste mbetën të hapura nga vitet e mëparshme.

Mbrojtja e viktimave dhe parandalimi

Qeveria, thuhet në raport, shtoi përpjekjet për mbrojtjen e viktimave. Ajo identifikoi 22 viktima, krahasuar me 17 në vitin 2020. Nga këto, 19 ishin viktima të trafikimit seksual dhe tre të lypjes së detyruar; 16 ishin vajza, katër gra dhe dy djem. Një viktime ishte nga Shqipëria.

Profili i trafikimit

Njësoj sikurse edhe viteve të kaluara, raporti thekson se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të huaja në Kosovë si dhe jashtë saj. Shumë viktima të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza, megjithëse trafikantët detyrojnë gjithashtu gra nga Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe vende të tjera evropiane në trafikim seksual.

Trafikantët rekrutojnë gra dhe vajza me premtime për martesë ose punësim si kërcimtare dhe këngëtare dhe i detyrojnë viktimat në trafikim seksual në shtëpi dhe apartamente private, klube nate dhe sallone masazhi. Fëmijët nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera fqinje janë të detyruar të lypin brenda vendit. Trafikantët i nënshtrojnë qytetarët e Kosovës ndaj trafikimit seksual dhe punës së detyruar në të gjithë Evropën. Raporti rithekson se komunitetet e margjinalizuara rome, ashkali dhe egjiptiane janë të prekshme nga lypja e detyruar dhe trafikimi seksual. Në raport thuhet gjithashtu se edhe personat e komunitetit LGBTQI +, migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët janë të rrezikuar nga trafikantët.

Raport i rekomandon qeverisë së Kosovës të hetojë me forcë, të ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët, duke përfshirë zyrtarë bashkëpunëtorë, dhe të dënojë trafikantët e dënuar me burg, në përputhje me dënimet e përcaktuara./voa/

Tags: DASHMiratohet raportiraport

JU SUGJEROJME

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Next Post
Mbledhja për presidentin/ Alibeaj zhvillon mbledhje me grupin parlamentar

S’janë pjesë e grupit të Berishës, deputetët e PD-së mblidhen së bashku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In