Shqipëria ka “mbetur në klasë” edhe për këtë vit në luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike, edhe pse në kushte të vështira ndaj pandemisë së koronavirusit. Me kushte të shtuara sigurie, me kufij të mbyllur, sërish trafikantët shqiptare ia kanë dalë të renditet në “majat” e trafikut të kanabisit në Bashkimin Evropian, duke u kthyer në kërcënim për ekonominë dhe shoqërinë e Evropës. Europol ka publikuar sot raportin mbi “Vlerësimi i Kërcënimit nga Krimet e Rënda dhe të Organizuara” i Policisë Evropiane.
Në rreth 108 faqe të raportit, përmendet goditja e bërë nga Policia Spanjolle ndaj grupit shqiptar që kultivonte kanabis në disa zona të qeta në periferi të Barcelonës, ndërsa nuk munguan as kapjet e bëra në kamionet që kishin si destinacion Holandën.
Sipas raportit “SOCTA2021”, rrjetet kriminale shqiptare janë shumë mirë të organizuara, dhe funksionojnë me parimin e hierarkisë, ndërsa shtohet se respekti fitohet me dhunë.
“Shqipëria mbetet një burim kryesor i kanabisit bimor trafikuar në BE. Rrjetet kriminale merren me trafik kanabisi janë shumë të organizuara. Ata janë tipikisht në mënyrë hierarkike strukturuar me role dhe nivele të përcaktuara mirë. Një pjesë e madhe e rasteve të raportuara në Europol kanë shfaqur dhunë fatale dhe serioze janë të lidhura me drogën, në veçanti me tregtinë e kanabisit,”-shkruhet në raport.
Por nuk mbaron me kaq. Ballkani mban “kurorën” edhe për trafikun e heroinës, lëndë narkotike e cila pasi vjen nga vendet e Amerikës Latine, kalon në rajonin tonë dhe më pas shpërndahet në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian.
“Rrugët Ballkanike mbeten hyrja kryesore rrugët për heroinë të trafikuara në BE. Pjesa më e madhe, heroina trafikohet përgjatë këtyre itineraret në kamionë të fshehur midis mallrave të ligjshëm dhe mbuloni ngarkesat ose në ndarjet e fshehura,”-shkruhet më tej.