Aktualitet

Raporti i FMN-së, Malaj: Paralajmërim për ekonomi gjithnjë e më të rënduar









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:54 - 02/12/20 |
mapo.al

Ish-ministri i Financave dhe eksperti i ekonomisë Arben Malaj e konsideron raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, paralajmërim për ekonomi gjithnjë e më të rënduar.



Në një intervistë për Euronews Albania, Malaj tha se qeveria duhet të kishte dhënë një mbështetje më të madhe për shtresat në nevojë (të papunët dhe pensionistët) gjatë pandemisë, dhe se duhet të kishte investuar në mënyrë produktive.


Malaj gjithashtu u shpreh se viti 2021 ka risqe të mëdha, duke filluar nga fakti që është vit elektoral.




“Hezitimi i individëve apo dhe bizneseve për të investuar para sjell risqe, duke shtuar këtu edhe zhvillimet e fundit në Gjykatat Ndërkombëtare, ku Shqipëria penalizohet dhe qeveria nuk njeh vendimet që më pas rrezikohet bllokimi i pasurive të huaja. Shqetësues është dhe politizimi i mbingarkuar 6 muaj para zgjedhjeve, pra na duhet një ambient shoqëror më i qetë që duhet ta sjellë mazhoranca, na duhet të na eleminojë çdo vonesë në Bashkimin Europian” – tha eksperti Malaj.



Sa i përket buxhetit të vitit 2021, i cili konsiderohet nga qeveria si një buxhet optimist, Malaj u shpreh skeptik.


“Propaganda është më e madhe, buxheti është më i dobët dhe risqet e buxhetit janë shumë më të mëdha”, – tha eksperti i ekonomisë.

Ai u ndal gjithashtu tek rindërtimi, duke e cilësuar si një dështim të qeverisë. Sipas Malajt, Rama e ka ndarë mendjen për të përdorur taksat e shqiptarëve për manovrime të mëdha.

Risjellim në vëmendje se në raportin e FMN-së për Shqipërinë thuhet se pandemia Covid-19 bëri që deficiti të arrijë në 10 % të PBB-së, dhe që me paketat e ndihmës qeveritare për qytetarët dhe bizneset, vendi rezulton me asistencën më të vogël financiare në rajon.

1


Etiketa: , ,

Pas