Aktualitet

Raporti i huaj/ Shehaj: Pastrimi i parave po shkatërron ekonominë






               Publikuar në : 21:52 - 19/08/19 |
mapo.al

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë.


Në një mesazh në “Facebook”, Shehaj shkruan se pastrimi masiv i parave të krimit në vendin tonë po reflektohet në të gjitha raportet ndërkombëtare.

Reagimi i Shehajt:

Indeksi Kundër Pastrimit të Parave i Institutit të Qeverisjes së Baselit e ka renditur këtë vit Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, nga 125 vende të analizuara. Akoma më keq, Shqipëria është vendi i gjashtë për përkeqësimin më të madh të gjendjes së pastrimit ta parave. Pastrimi masiv i parasë së krimit në Shqipëri tashmë po reflektohet në të gjitha raportet ndërkombëtare për Shqipërinë.

Pastrimi i parave, përvecse po dobëson shumë Euron dhe po shkatërron investimet e huaja, eksportet dhe turizmin, tashmë është kthyer në problem të rëndësishëm për besueshmërinë e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare ekonomike dhe imazhin tregtar të vendit.

Kjo gjë po vështirëson më tej tregtinë dhe shkëmbimet me jashtë, përfshi eksportet, pasi për transaksionet me Shqipërinë tashmë zbatohen mbikqyrje dhe inspektime të rrepta dhe madje arbitrare duke krijuar kosto dhe barriera shtesë.

Për shembull, fakti që Departamenti Amerikan i Shtetit ka dy vjet që e ka emërtuar zyrtarisht Shqipërinë “Vend Kryesor i Pastrimit të Parave” i ka vendos të gjitha bankat shqiptare dhe transaksionet me origjinë Shqipërinë në kategorinë me risk të lartë në SHBA. E njejta gjë është e vërtetetë më Mbretërinë e Bashkuar. Nëse kjo gjendje do të vazhdojë Shqipëria do të izolohet më tej ekonomikisht nga bota.


Etiketa: , , ,

Pas