Aktualitet

Raporti italian – Mafia shqiptare e strukturuar, drogë dhe prostitucion














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:15 - 22/09/21 |
mapo.al

Në raportin e fundit gjashtë mujor antimafia italiane konstaton fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare duke ngritur shqetësimin për strukturimin dhe rritjen e aktivitetit kriminal.






“Krimi transnacional përfaqëson një kërcënim real ndaj të cilit duhet të shfaqet një qasje globale dhe më e gjerë.


Kriminelët shqiptarë të pranishëm në pjesën më të madhe të territorit operojnë përmes niveleve të ndryshme. Disa veprojnë brenda grupeve të vogla, madje edhe atyre shumetnike, për kryerjen e krimeve.







Grupet shqiptare merren me trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe kryerje krimesh, shpesh edhe me përdorim të armëve të zjarrit” – thotë raporti.



Në vitin që lamë pas, por edhe 2021-in përmes skuadrave të përbashkëta të hetimit mes Shqipërisë dhe Italisë janë goditur disa grupe kriminale që veprojnë në fushën e trafikimit të lëndë narkotike.



7


Etiketa: ,

Pas