Kryesore

Raporti kritik i FMN për Shqipërinë, Basha: Konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:41 - 01/12/20 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar raportin e fundit të FMN për Shqipërinë. 



Gjatë një postimi në Tëitter, Basha shkruan se FMN konfirmon atë që opozita i ka kërkuar qeverisë, “të japë më shumë ndihmë financiare për familjet shqiptare”.


“Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.




Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!



Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet“, shkruan Basha.

Lexo edhe :  Videoja e varfërisë/ Rama "rrëzon" Bashën, kryefamiljari: Do ta hedh në gjyq

LEXO EDHE: 

Raporti për ekonominë, FMN: Shqipëria vazhdon të goditet nga pasojat e pandemisë

Kritikat – FMN e pakënaqur me menaxhimin e fondeve të tërmetit

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas