Raporti kritik i KLSH: Borxhi 72%, detyrime të prapambetura, tejkalim të huamarrjes

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar në Kuvend raportin për buxhetin faktit të 2017-ës, i cili pritet të shkaktojë përplasje të forta mes këtij institucioni dhe qeverisë.

Në raport, KLSH thotë se qeveria ka ulur fiktivisht shifrën e deficitit buxhetor vitin e kaluar, duke krijuar detyrime të prapambetura, të cilat bëjnë që borxhi publik të mos jetë 70 për qind, por 72 për qind e prodhimit kombëtar.



“Niveli faktik i deficitit është i nënvlerësuar me qëllim raportimin e tij brenda kufijve ligjor, çka ka krijuar detyrime të prapambetura”.

Sipas KLSH, deficiti buxhetor i vitit të kaluar, pra diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave të qeverisë, nuk ishte 2 për qind e prodhimit kombëtar sikurse ka raportuar ministria e financave, por 3.5 për qind e prodhimit kombëtar.

Në vlerë absolute, bëhet fjale për një diferencë prej 19.6 miliardë lekësh, e cila sipas KLSH lidhet kryesisht me dy zëra, detyrimet e prapambetura të TVSH-së dhe tejkalimi i huamarrjes.

Sipas raportit, për vitin 2017 qeveria ka krijuar 11 miliardë lekë detyrime të prapambetura duke mos rimbursuar në kohë tatimin mbi vlerën e shtuar për biznesin.

Kryesisht bëhet fjalë për rimbursimin e tvsh-së që lidhet me dy projektet e mëdha të investimeve gazsjellësit TAP dhe kaskadës së Devollit. Në fakt, këto detyrime janë evidentuar më parë edhe nga FMN.

Por qeveria thotë se pjesa dërrmuese e tyre është riskedeluar dhe do të shlyhet më këste sipas një marrëveshje të pranuar edhe nga vetë kompanitë, ndaj nuk mund të quhen borxhe të prapambetura.

Zëri i dytë kryesor ku KLSH thotë se qeveria ka thyer kufirin e deficitit është tejkalimi i huamarrjes në disa zëra. Më kryesorja është një kredi, që qeveria mori përmes aktit normativ në ditët e fundit të 2017-ës.

KLSH thotë se kredia nuk është përfshirë në shifrën e deficitit, ashtu si disa hua të tjera që qeveria ka dhënë për kompanitë e energjisë.

Por Ministria e Financave thotë se huaja në fund të vitit të kaluar është marrë për të paguar rrogat në datën 5 janar të këtij viti, dhe rrjedhimisht nuk mund të përfshihet në deficitin e vitit të kaluar.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252