Sunday, June 12, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Raporti/ PE e shqetësuar: Krimi i organizuar në Ballkan me lidhje politike

by mapo.al
09/09/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka prezantuar një raport mbi krimin e organizuar në Ballkan Perëndimor para komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian.

Në këtë raport, euroeputeti Mandl thekson se krimi i organizuar dhe korrupsioni cënon jo vetëm besimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor në sistemin demokratik, por bëhet pengesë e rëndësishme për reformat demokratike dhe procesin e anëtarësimit në BE.

Në raport thuhet, se mungesa e mundësive për punësim, korrupsioni, elementet e kapjes së shtetit, pabarazia dhe procesi i ngadalshëm i intergrimit europian janë ndër faktorët që i bëjnë shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të prekshme nga krimi i organizuar,

Raporti ngre ndër cështjet primare nevojën për të çrrënjosur lidhjet politike dhe administrative me krimin e organizuar përmes garancive të qarta kundër korrupsionit dhe ndjekjes efektive të rasteve të profilit të lartë të korrupsionit. Në këtë aspekt, raporti i bën thirrje BE-së të rrisë mbështetjen për konsolidimin e administratave publike të bazuara në merita.

I bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të synojnë organizatat kriminale dhe jo rastet individuale dhe nxit autoritetet përkatëse të forcojnë mbrojtjen e informatorëve dhe sinjalizuesve për të rritur kapacitetin për të shpërbërë grupet e organizuara kriminale.

Raporti përshëndet transpozimin në legjislacionet kombëtare të rimëkëmbjes së aseteve nga krimi i organizuar dhe korrupsionit, por i bën thirrje juridiksioneve në rajon, që të vendosin konfiskimin e të ardhurave dhe instrumenteve të krimit si prioritet.

Vëren se lidhjet midis krimit të organizuar, politikës dhe bizneseve ekzistonin para shpërbërjes së Jugosllavisë dhe kanë vazhduar që nga vitet 1990.

Në këtë drejtim, raporti Mandl bën thirrjen për hapjen e arkivave të ish -Jugosllavisë dhe, në veçanti, për të krijuar akses në dosjet e ish -Shërbimit Sekret Jugosllav (UDB) dhe Shërbimit Sekret të Ushtrisë Popullore Jugosllavisë (KOS), ashtu si dhe kërkon që dosjet t’i kthehen qeverive përkatëse nëse ata e kërkojnë këtë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë përpjekjet e tyre kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërkohë, që BE -së i kërkohet t’i japë përparësi transpozimit të saktë të instrumenteve kundër këtyre fenomeneve dhe të adoptojë një qasje më strategjike ndaj sfidave që krijon krimi i organizuar.

Raporti nënvizon, se vetëm duke nxitur procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE mund të përmirësohet situata në rajon. Privimi nga kjo perspektivë vetëm mund ta përkeqësojë situatën e krimit dhe korrupsionit në këtë rajon./ Erisa Zykaj

Tags: krimi i organizuarPERaporti

JU SUGJEROJME

Plagosje me armë zjarri në Kosovë
Kosova

Plagosje me armë zjarri në Kosovë

12/06/2022
Aksident/ Makina përplas të miturin 10-vjeçar
Aktualitet

Aksident/ Makina përplas të miturin 10-vjeçar

12/06/2022
Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë një 18-vjeçar shqiptar
Kryesore

Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë një 18-vjeçar shqiptar

12/06/2022
PS feston 31-vjetorin, festa zhvillohet përballë oborrit të selisë së PS-së
Kryesore

PS feston 31-vjetorin, festa zhvillohet përballë oborrit të selisë së PS-së

12/06/2022
Next Post
Legjislatura e re nis të premten, Kuvendi do të mblidhet dy herë

Legjislatura e re nis të premten, Kuvendi do të mblidhet dy herë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Gruaja më e bukur në Hollywood bën ndryshimin drastik
  • Plagosje me armë zjarri në Kosovë
  • Aksident/ Makina përplas të miturin 10-vjeçar
  • Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë një 18-vjeçar shqiptar
  • PS feston 31-vjetorin, festa zhvillohet përballë oborrit të selisë së PS-së



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In