Friday, May 20, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Raporti për Metën, Kuvendi në seancë plenare, Ulsi Manja: Presidenti nuk do shkarkohet

by mapo.al
27/07/2020
in Kryesore, Politika, Video
0

Seanca e sotme plenare në parlamentin shqiptar është e para e një maratone 3 ditore, ku kalon edhe raporti i Komisionit Hetimor, i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ulsi Manja, ne cilësinë e Kreut të Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit njoftoi deputetët për konkluzionet e raportit me 44 faqe. Ai tha se presidenti e ka shkelur dy herë Kushtetutën si në rastin e zhdekretimit të zgjedhjeve, ashtu edhe në rastin e emërimit të Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese. Megjithatë, Manja tha se shkeljet e tij nuk çojnë detyrimisht në shkarkimin e Kreut të Shtetit.

“Për herë të parë në 30 vjet diskutohet raporti i ngritur me kërkesën e 55 deputetëve që kanë vënë në lëvizje mekanizmin kushetues e ligjor për shkarkimin e një presidenti për shkelje të rëndë të Kushtetutës bazuar në nenin 90 të saj. Natyra delikate e objektit të komisionit e justifikon kohëzgjatjen e tij. Raporti përfundimtar i miratuar më 20 korrik të mbledhjes së Komisionit Hetimor ka 40 faqe, është plani i hetimit, vendimmarrjet përkatëse dhe të gjitha aktet. 44 faqet janë votuar nga 48 kolegë, ndërsa 5 faqe janë mendim i pakicës: Halit Valteri dhe Alban Zeneli.

Dua mirëkuptimin tuaj se raporti që do të mbaj sot është tërësisht ligjor dhe kushtetues, nuk do të jetë raport i themeluar në konsiderata politike, se Kushtetuta dhe rregulloja kanë parashikuar mekanizma të posacme kur kemi të bëjmë me shkarkim të Presidentit, kalon në tre faza: Komisioni hetimor, Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese. Është seanca plenare ajo që përmes fakteve i jep edhe një vlerësim politik të kërkesës për shkarkim.

Për të qënë të qartë për publikun se edhe nëse Kuvendi e voton për shkarkim është Gjykata Kushtetuese ajo që jep verdiktin final për shkarkimin e Presidentit. Kemi vërejtur disa shkelje, veprime dhe mosveprime në kundërshtim me Kushtetutën si në rastin e zgjedhjeve vendore ashtu edhe me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Arrijmë në përfundim se dekrekti i Metës 10/6/2011 për shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore si dhe dekreti në 13/12/2011 për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese janë akte dhe vendime antikushtetuese. Shkeljet e Presidentit dhe pasojat që ato kanë sjellë, duke mbajtur në konsideratë rolin e tij janë shkelje që nuk cojnë në domosdoshmërisht në shkarkim por diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të evituar situata bllokuese në të ardhmen”,- tha Manja.

Ndër të tjera Manja u shpreh se gjatë veprimeve të tij, Presidenti me siguri ka ecur me mendimin se e ndihmon Zoti, “se kështu tha edhe në fjalimin e tij kur u betua si President në Parlament: Zoti më Ndihmoftë!

Sipas Manjës, shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk është kompetencë e Presidentit, por vetëm dekretimi i tyre.

***
Mazhoranca e cila mblodhi dhe firmat për ngritjen e Komisionit disa muaj më parë doli në konkluzionin se kreu i shtetit kishte bërë shkelje me anulimin e ditës së zgjedhjeve të 30 qershorit dhe me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Por që pas marrjes së mendimit nga Komisioni i Venecias, ku thuhet se Meta nuk është në kushtet për t’u shkarkuar, mazhoranca u tërhoq, duke i tërhequr vetëm vërejtje kreut të shtetit, duke i rishikuar disa kompetenca.

Rendi i ditës i punimeve të Kuvendit

Raporti përfundimtar i komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”. (Ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, neni 25 Rregullore Kuvendi, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

– Leximi i raportit nga kryetari i komisionit hetimor – Diskutime

– (Shprehen grupet parlamentare)

– Koha e votimit

Tags: Ilir Metakomisioni hetimorkuvendi ne seance plenareUlsi ManjaVideo

JU SUGJEROJME

Meta: Nuk i shmangem drejtësisë, edhe shqiptarët duhet ta kërkojnë vetë drejtësinë e tyre
Kryesore

Meta: Nuk i shmangem drejtësisë, edhe shqiptarët duhet ta kërkojnë vetë drejtësinë e tyre

19/05/2022
E djathta gjermane: Nuk do të bashkëpunojmë me PD-në nëse i kthehet të djeshmes
Kryesore

E djathta gjermane: Nuk do të bashkëpunojmë me PD-në nëse i kthehet të djeshmes

19/05/2022
Presidenti i KiE viziton nesër Tiranën
Politika

Presidenti i KiE viziton nesër Tiranën

19/05/2022
Alibeaj përgëzon SPAK për arrestimet: Koha, që pandëshkueshmëria të marrë fund!
Aktualitet

Alibeaj përgëzon SPAK për arrestimet: Koha, që pandëshkueshmëria të marrë fund!

19/05/2022
Next Post
Budina letër Ramës: Më lejo të jap një shfaqje në truallin e Teatrit

Budina letër Ramës: Më lejo të jap një shfaqje në truallin e Teatrit

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Meta: Nuk i shmangem drejtësisë, edhe shqiptarët duhet ta kërkojnë vetë drejtësinë e tyre
  • Arrestimet e fundit/ Artan Hoxha: Kam frikë se Talo Çelën nuk do ta shohim kurrë më
  • Rusët vazhdojnë të sulmojnë në Donetsk
  • Ronela Hajati ndan një ‘sekret’ me fansat e saj
  • A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real dhe jo kinse konservator?!



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In