Aktualitet

Raporti për Metën, Paloka: Kllounët e Ramës kërkuan të përdorin ‘Venecian’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:38 - 11/10/19 |
ro ot

Komisioni i Venecias në raportin përfundimtar të publikuar, deklaroi se Presidenti Ilir Meta, kapërceu kufijtë ligjorë me anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.


Nëpërmjet “Facebook”, nënkryetari i PD, Edi Paloka, shprehet se Raporti i Venecias ‘fshikullon Ramën, Ballën dhe Spiropalin’. Paloka nënvizon se mazhoranca kërkoi të përdorte Komisionin e Vencias për të justifikuar nismën për shkarkimin e Metës dhe për ti dhënë legjitimitet zgjedhjeve të 30 qershorit.


Sipas nënkryetarit të PD, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali duhet të ishin të akuzuar për afera korruptive por ndërkohë përfaqësojnë qeverinë përpara ndërkombëtarëve. Në fund, Paloka deklaron se shumë shpejt, drejtësia do të rikthehet në këtë vend dhe të gjithë do japin llogari për mëkatet e tyre.


Deklarata e plotë e Palokës:


Sa shpejt ju bie boja nga surrati kllouneve te Rames…

Kerkuan te perdornin Komisionin e Venecias si “mashe” qe Rama te mos i fuste duart ne zjarrin qe ka ndezur vete.

Raportin e Venecias kerkonin ta perdornin jo vetem per te justifikuar nismen per shkarkimin antikushtetues te Presidentit por dhe per ti dhene legjitimitet 30 qershorit,  nje procesi qe tanime eshte rrezuar teresisht nga OSBE-ODIHR, te vetmet organizata qe kane kompetencen per te vleresuar proceset zgjedhore.

E sic ndodh rendom kur ne “loje” futet dyshja ne krahet e Rames; Balla dhe Spiropalla, dihet dhe rezultati…

Te dy keta duhet te ishin sot ne banken e te akuzuarve per nje sere skandalesh , aferash korruptive e lidhjesh kriminale te faktuara me se nje here. Por nderkohe keta jo vetem perfaqsojne qeverine perpara institucioneve nderkombetare, po vazhdojne te flasin per parime, per drejtesi e  ju shesin moral shqiptareve  nga ekranet e televizioneve. Sigurisht qe Rama di ke te zgjedh per raste te tilla. Dy me te diskretituarit e nje maxhorance te diskretituar teresisht.

E cfare bejne sot? Pasi dolen bllof , madje dhe te fshikulluar nga Venecia; pasi nuk morren raportin qe shpresonin ta perdornin per qellimin e tyre, shpallen me gojen e Balles dhe Spiropalles se “pavarsisht raportit te Komisionit te Venecias” komisioni i Ulsiut do te vazhdoje dhe do zbatoje detyren qe i ka caktuar “lideri” i ketyre te treve.

Po shpejt drejtesia do te rikthehet ne kete vend dhe te gjithe do japin llogari per mekatet e tyre.

LEXO EDHE: 

Venecia: Tejkaloi kompetencat, por Meta s’mund të shkarkohet


Etiketa: , , , , , , ,

Pas